Në Kiev protestohet kundër presidentit Poroshenkos

PUBLIKUAR

Mijëra protestues janë mbledhur në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, duke kërkuar largimin e presidentit Petro Poroshenko nga detyra.

Marshi i sotëm është thirrur nga ish-presidenti gjeorgjian, Mikheil Saakashvili, i cili është dëbuar nga Ukraina më 12 shkurt.

Saakashavili ka kërkuar largimin e Poroshenkos në kuadër të fushatës së tij kundër korrupsionit.

Zyrtarët kanë vlerësuar se 2,500 persona kanë marrë pjesë në protestat në Kiev, derisa 3,000 forca policore kanë qenë në detyrë, transmeton REL.

Agjencia e lajmeve, AFP, ka vlerësuar se pjesë e protesës kanë qenë 10,000 persona.

Protesta ka pasur edhe në qytete të tjera në perëndim dhe qendër të Ukrainës.

Poroshenko pati ftuar Saakashvilin për të shërbyer si guverantor i rajonit Odesa më 2015, mirëpo ky i fundit ishte dorëhequr, duke bërë ankesa për korrupsion masiv nën udhëheqjen e Poroshenkos

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...