SHBA i kërkon Iranit lirimin e tre liderëve opozitarë

PUBLIKUAR

Departamenti amerikan i Shtetit, i ka bërë thirrje Iranit të lirojë tre liderë opozitarë, të cilët kanë qenë nën arrest shtëpiak për shtatë vjet.

Kjo deklaratë ka ardhur në përvjetorin e shtatë të ndalimit të kandidatëve presidencialë të vitit 2009, Mehdi Karrubi dhe Mir Hossein Musavi, gruas së Musavit dhe mbrojtëses së të drejtave të grave, Zahra Rahnavard.

Karrubi, ish-kryeparlamentar, ka ndihmuar në udhëheqjen e protestave masive kundër manipulimit të zgjedhjeve më 2009, pasi rezultatet zyrtare zgjedhore tregonin se ai kishte humbur mundësinë për t’u bërë president.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Heather Nauert ka thënë se “arrestimi i këtyre tre individëve është në kundërshtim me obligimet ndërkombëtare të Iranit”.

“I bashkohemi komunitetit ndërkombëtar për të kundërshtuar ndalimin arbitrar të këtyre tre individëve, pa akuza apo gjykime të drejta dhe kërkojmë lirimin e tyre të menjëhershëm, si dhe lirimin e të gjithë të burgosurve që janë arrestuar padrejtësisht në Iran”, ka thënë ajo.

Karrubi ka kritikuar muajin e kaluar liderin suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, për deklaratat e tij, se fajëson “armiqtë të huaj” për valën e protestave në rrugë, transmeton Rel.

Ai ka thënë se Khamenei duhet ta pranojë “përgjegjësinë” për “politikat e tij në tri dekadat e fundit”.

Karrubi, një klerik shiit sikurse Khamenei, ka thënë se protestat që kanë nisur në Iran për shkak të kushteve ekonomike, kanë qenë të pashmangshme si pasojë e thellimit të “padrejtësisë, korrupsionit dhe diskriminimit” në këtë shtet.

Të paktën 25 persona janë vrarë dhe 3,000 të tjerë janë ndaluar në protestat e shtypura nga autoritetet, që kishin nisur në më shumë se 70 qytete dhe zona tjera.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka mbështetur protestuesit iranianë derisa Nauert më 15 shkurt ka thënë se Shtetet e Bashkuara dëshirojnë që Irani, “të respektojë të drejtat e njeriut dhe liritë themelore” për të gjithë iranianët

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...