Gjatë kontrollit të veturës së mbingarkuar, gjendet edhe një dyvjeçare e mbuluar me gjësende (Foto)

PUBLIKUAR

Policia në Murcia të Spanjës, ndaluan për kontroll një veturë të mbingarkuar, por u befasuan kur gjetën brenda një fëmijë që e kishte të pamundur të lëvizte, shkaku i gjësendeve që e rrethonin.

Vogëlushja dyvjeçare ishte lidhur në ulësen e saj, por gjërat që kishte në të gjitha anët mund edhe t’ia zinin frymën, transmeton Telegrafi.

Madje, familjarët e saj nuk po shkonin diku afër, por ishin nisur për në Marok, që prej aty është rreth 560 kilometra larg.

Fëmija brenda veturës së mbingarkuar

“Vetura u ndalua sepse ngarkesa që ishte lart, e bënte të anonte në një anë, por ajo që gjetëm brenda ishte shqetësuese”, thuhet në raportin policor.

Vajza raportohet të jetë mirë, ndërsa prindërit e saj janë detyruar t’i largojnë të gjitha gjësendet dhe t’i transportojnë me makinë tjetër, ndërsa pritet së shpejti të dalin para drejtësisë.

SHIKO MË SHUMË

Sot priten protesta në Gjermani, Zvicër e Suedi për ish-krerët e UÇK-së

Protesta në mbështetje të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të mbahen sot...

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...