Çfarë nënkupton nëse vazhdimisht e shihni në ëndërr të njëjtin person?

PUBLIKUAR

Ka shumë diskutime prapa domethënies së ëndrrave, ku kryesisht besohet se ëndrrat e pasqyrojnë thellësinë e nënvetëdijes tonë, duke i përfshirë fobitë dhe dëshirat tona.

Por çfarë do të thotë nëse ëndërroni për të njëjtin person rregullisht, transmeton Telegrafi.

Sipas psikologëve klinikë, ëndrrat e rregullta për një person nuk duhet të merren aq seriozisht, qoftë nëse e shihni në ëndërr shokun/shoqen e ngushtë apo ndonjë armik të përbetuar.

Ëndrrat e tilla janë fenomen i zakonshëm, ku shumica prej nesh i përjetojmë. Këto ëndrra jo domosdoshmërish nënkuptojnë se jeni të fiksuar pas një individi, por mund t’i simbolizojnë ndjenjat dhe brengat tuaja.

Psikologët pra thonë se të parit në ëndërr vazhdimisht një person mund të jetë simbolizim i ndonjë stresi apo shqetësimi të caktuar.

P.sh. nëse e shihni vazhdimisht në ëndërr një koleg, atëherë ju mund të mos keni ndonjë problem të caktuar me individin, por mund të jetë çështje  e përgjithshme në punë.

Posa ta zgjidhni konfliktin, edhe ëndrrat ndalen!

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...