Hani ngadalë për të humbur peshë

PUBLIKUAR

Njerëzit të cilët hanë shpejt ushqim, mund të humbin peshë thjesht duke e përtypur më gjatë ushqimin dhe duke pushuar pak mes kafshatave.

Hulumtimet me 60,000 japonezë tregojnë për një lidhje mes të ngrënit ngadalë ose shpejt, dhe fitimit ose humbjes së peshës, transmeton Telegrafi.

Sipas tyre, ndryshimet në shpejtësi të ngrënies mund të shkaktojnë ndryshime në obezitet dhe në indeks të masës trupore (BMI).

Shkencëtarët thonë se ngrënia më ngadalë ndihmon në parandalimin e obezitetit dhe zvogëlimin e rreziqeve të ndryshme shëndetësore.

Vlen të ceket se gjithashtu është dëshmuar që shmangia e mëngjesit nuk ka ndonjë efekt në humbjen e peshës. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...