Studimi gjerman thotë se disa çajra mund të shkaktojnë kancer

PUBLIKUAR

Shumë njerëz e përdorin çajin kamomil ose llojet tjera thjesht kur duan të relaksohen.

Megjithatë, pirja e çajit të ngrohtë mund të shkaktojë sëmundje sëmundje vdekjeprurëse, përfshirë edhe kancerin, transmeton portali arbresh.info

Studiuesit gjermanë kanë hulumtuar 13 lloje të çajrave që shiten nëpër supermarket dhe kanë gjetur se disa prej tyre kanë toksina të rrezikshme, që mund të rëndojnë shumë shëndetin e njeriut.

Substancat, të quajtura alkaloide pirolizidine (PA), mund të shkaktojnë probleme serioze të mëlçisë apo edhe të dërgojnë drejt sëmundjeve kancerogjene.

“Sasia më e vogël e atyre substancave mund të shkaktojë kancer”, tha tha Edmund Maser i Institutit të Toksikologjisë në Universitetin Kiel, cituar nga Berliner Kurier.

Toksina helmuese nuk gjendet në vetë bimët, por në barërat e këqija që mund të hyjnë në çaj pas korrjes.

Sipas shkencëtarëve, të dashuruarit e çajit mund t’i kapërcejnë këto shifra dhe kështu dëmtojnë mëlçinë.

Studiuesit thanë se deri në 1.7 mikrogram toksina helmuese mund të ndodhen në një litër çaj./arbresh.info/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...