Mercedes-Maybach S-Class 2019, më luksozi që është lansuar ndonjëherë (Foto)

PUBLIKUAR

Gjatë muajit që vjen, Mercedes do ta prezantojë në panairin e Gjenevës, modelin S-Class më luksoz deri më tani.

Për dallim prej pasardhësve, modeli që lansohet më 2019 do ta ketë grillin me shufra vertikale, të inspiruar nga kostumet klasike të burrave, që kanë vija teposhtë, transmeton Telegrafi.

Me gjerësi prej 3.36 metrash dhe gjatësi 5.46 metra, kjo makinë është për 25 centimetra më e madhe se e mëparshmja, gjë që ka ndikuar për më shumë hapësirë për këmbë, te udhëtarët që shfrytëzojnë pjesën e pasme.

Në enterierin e punuar me kujdes, ndodhen ulëset më luksoze të kompanisë Mercedes, si dhe një sistem shumë i sofistikuar i zërit.

Pjesa e jashtme është e lyer me ngjyrë që pamundëson kapjen e baltës apo rërës, ndërsa rrotat kanë tri lloje të ndryshme të disqeve të përjashtme.

Detaje të reja pritet të mësohen gjatë ditëve në vijim, pasi po afrohet prezantimin zyrtar. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...