Ky shejk i gjelbër jo që është vetëm i shëndetshëm, por shëron puçrrat dhe aknet!

PUBLIKUAR

Ekspertja e kozmetikës Abigail Jenkins, e cila kujdeset për bukurinë e shumë personaliteteve të famshme të Hollywoodit, ka zbuluar sekretin e vet të madh.

Fjala është për lëngun i cili pastron fytyrën, transmeton Telegrafi.

Nuk i dihet, në fytyrën tuaj shpesh mund të shfaqen aknet dhe puçrrat e mërzitshme, pra është me rëndësi që të dini që ky problem nuk zgjidhet vetëm nga ana e jashtme, por edhe nga brenda – me ushqimin e drejtë.

Përbërësit:

▪ lëng nga gjysmë limoni
▪ gjysmë kastraveci të vogël
▪ një grusht spinaq të freskët
▪ dy fletë të vogla lakre me gjethe (Brassica oleracea acephala)
▪ një lugë fara maraje (Foeniculum vulgare)
▪ një lugë xhenxhefil të freskët të grirë
▪ një mollë apo dardhë për ëmbëlsim
▪ 2 dcl ujë

Përgatitja:

Të gjithë përbërësit i hidhni në blender apo në aparat për lëngje, bluani mirë derisa përbërësit të bashkohen dhe pastaj e pini.

 Secili përbërës nga kjo pije ndikon në shërimin e akneve, në pengimin e proceseve të inflamacioneve të lëkurës.

Kastraveci – është i pasur me vitaminën A dhe me kalium, qetëson aknet dhe ftoh lëkurën.

Farat e marajës dhe xhenxhefili – janë përbërës antiinflamatorë.

Limoni – bën detoks të mëlçisë dhe i ndihmon t’i eliminojë helmet të cilat shkaktojnë inflamacionin e lëkurës.

Spinaqi dhe lakrat me gjethe – janë të pasura me klorofil dhe antioksidante, ndihmojnë lëkurën që të shërohet.

shejk2

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...