Si në filma, grabitësit marrin mbi 20 milionë euro në makinën me para

PUBLIKUAR

Një grabitje si në filma të Hollywoodit, ka ndodhur, përgjatë  kufirit Francë-Zvicër.

Grabitës që paraqitën si hidraulikë i rrëmbyen vajzën një shoferi që merrej me transportin e parave të gatshme dhe kërkuan mjetin transportues si shpërblim për ta liruar atë.

Ata e lidhën vajzën në një makinë dhe më pas bashkëpunuar me bashkëpunëtor të të atit të saj, i cili punon për një kompani zvicerane që transporton para të gatshme të bankave, për të kërkuar një shpërblim, shkruan thefrontierpost, përcjell Telegrafi.

Grabitësit mundën të merrnin rreth 30 milionë franga zvicerane ose rreth 20 milionë euro nga furgoni.

Vajza e shoferit, u gjet e padëmtuar në një rrugë në periferi të Lyon.

Ajo ishte pyetur nga policia të premten dhe tha se ishte ende në gjendje shoku.

Asnjë arrestim nuk është bërë ende, ndërsa hetimi udhëhiqet nga policia franceze.

Policia zvicerane tha se po kërkonin tre burra francezë, ‘ndoshta nga jugu i Francës ose nga Afrika e Veriut”.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...