Dhjetëra mijëra trupa marshojnë në kryeqytetin e Koresë së Veriut, në paradën ushtarake (Foto/Video)

PUBLIKUAR

Koreja e Veriut ka mbajtur paradën masive ushtarakë në Pyongyang, për të shënuar 70-vjetorin e themelimit të forcave të armatosura, me të vetmin qëllim që t’i tregojë “dhëmbët” vetëm një ditë para hapjes së lojëra Olimpike dimërore në Korenë e Jugut.

Dhjetëra mijëra trupa dhe qytetarë kanë marrë pjesë në paradën e organizuar në sheshin Kim Il Sung, ku “defiluan” tanket, raketat e vendosura mbi mjete të blinduara dhe ushtarët që përshëndesnin liderin Kim Jong-un dhe bashkëshorten e tij, transmeton Telegrafi.

Vetëm një ditë para se të fillojnë lojërat Olimpike dimërore, Kim vendosi t’i tregojë muskujt me paradën ushtarake, derisa vendi i tij ka qëndruar qindra mijëra nxitëse tifozësh që do të bëjnë tifo për garuesit e tyre në Korenë e Jugut.

Ato janë duke u shoqëruar nga motra e Kim Jong-un, Kim Yo Jong, e cila do të takohet me presidentin e Koresë së Jugut, Moon-Jae gjatë të shtunës.

Gjatë fjalimit të mbajtur Kim i është referuar kombit “si fuqia globale ushtarake”, duke ia bërë të ditur qytetarëve se duhet të jenë në gatishmëri. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...