ISIS publikon një foto se si do ta rrënojë komplet kullën e hekurt të Parisit

PUBLIKUAR

ISIS ka kërcënuar se në një të ardhme të afërt do të pushtojnë Parisin, përmes një video që tregon një sulm mbi Kullën Eiffel, transmeton Gazeta Express.

Parisi nga luftëtarët e grupit islamik cilësohet si “kryeqytet i degjenerimit”. Xhihadistët paralajmërojnë për një rrethim që do të ndodhë nga ta në këtë vend.

Terroristët shihen  të mbledhur në grupe në një fshat jashtë Parisit, ku njësia e këmbësorisë së kalafatit qëndron në pritje duke pritur armiqtë.

Kjo video u lëshua nga grupi pro-ISIS, Al-Abd al-Faqir Media.

Aty shihet edhe një automjet ushtarak francez që ata e identifikojnë si “ushtria e satanit” dhe në anën tjetër ekstremistët që i dalin në pritë.

Sipas PJ Media, xhihadisti thotë: “Pasi ushtria e kalifatit përfundon rrethimin në qytetin e Parisit, Allahu i ka udhëzuar ushtarët e tij që të sulmojnë qytetin nga tunelet nëntoksore dhe të befasojnë përsëri armikun me një sulm të dyfishtë.”

Në videot e mëparshme të cilat ata i kanë lëshuar ishin paralajmëruar sulme në Shtëpinë e Bardhë dhe Big Ben.

PJ Media raporton se ky ishte episodi i katërt i serisë së “pushtimit” të këtij grupi mediak./Express/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...