Publikohen pamjet e vrasjes së mafiozit grek – gjithçka në vetëm 29 sekonda (Video)

PUBLIKUAR

Mediat helene kanë publikuar pamjet e ekzekutimit të mafiozit grek Vassilis Stefanakos, ngjarje e ndodhur më 17 Janar 2018.

Stefanakos u vra me armë përpara zyrave të biznesit të tij në Athinë. Atentati është filmuar nga kamerat e sigurisë në rrugë.

E gjithë skena është zhvilluar në 29 sekonda.

Dy persona me motor qëlluan me breshëri kallashnikovi kryemafiozin grek Vassilis Stefanakos, i cili mbeti i vdekur në vend.

Stefanakos është akuzuar si i përfshirë në një vrasje së bashku me shqiptarin Alket Rizai.

Ky i fundit ishte ndihmuar gjithashtu nga Stefanakos për t’u arratisur nga burgu i Koridhalos në vitin 2009.

Kryemafiozi grek kishte dalë nga burgu në gusht të vitit 2016 pasi kishte vuajtur një dënim prej 8 vitesh. /Dita/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...