Mitsubishi kërkon kthimin prapa të 227 mijë veturave, shkaku i disa defekteve (Foto)

PUBLIKUAR

Prodhuesi japonez Mitsubishi, kërkon kthimin prapa të 227 mijë veturave, për shkak se po iu shkëputet xhami i tavanit, apo po u dështon freni i parkimit.

Nga frika se xhami i tavanit mund të shkëputet papritmas, kërkohet kthimi i 57 mijë makinave, nga modelet Lancer, Lancer Evolution dhe Lancer Sportback, të prodhuara prej 2007 deri më 2010, transmeton Telegrafi.

Shumicës prej tyre, kjo pjesë duhet t’i largohet tërësisht dhe të zëvendësohet me një të re, gjë që kompania do ta kryejë krejtësisht falas.

Kërkesa e dytë për kthim prapa, prek 170 mijë vetura të modeleve Outlander të prodhuar nga 2014 deri më 2016, si dhe Outlander Sport 2013.

Problemi te këto makina, është te uji që po depërton në pjesën e brendshme dhe po ndryshkë disqet dhe sistemin bllokues të frenave të parkimit.

Në shumicën e rasteve të paraqitura, shoferët nuk kanë mundur ta vënë në funksion frenin e parkimit, teksa ka rrezik se ai mund të shkëputet kur vetura është e parkuar.

Nuk raportohet për ndonjë aksident të shkaktuar nga këto dy defekte, ndërsa kërkohet që pronarët të reagojnë menjëherë, pasi gjithçka do të jetë e mbuluar nga kompania. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...