I dyshuari për sulmet në Paris, sot del para gjykate në Belgjikë

PUBLIKUAR

I vetmi anëtar i dyshuar dhe i mbijetuar nga grupi i xhihadit që kreu sulmet e Parisit në nëntorin e vitit 2015, sot do të dalë në gjyq me akuza të veçanta terrorizmi.

Salah Abdeslam do të bëjë paraqitjen e tij të parë në gjykatë, për akuzën e vecantë që ka të bëjë me vrasjen në tentativë të oficerëve të policies në Bruksel pak para arrestimit të tij në mars të 2016’ës.

Abdeslam, 28 vjeç, u largua nga Paris pas sulmeve të nëntorit të vitit 2015 ku vrau 130 vetë dhe plagosi qindra të tjerë.

Ai ishte duke u fshehur në një banesë në një periferi të Brukselit, ku i njëjti vend ishte përdorur nga terroristë të tjerë. Këtë lokacion policia aso kohe e kishte bastisur, ku si rezultat tre policë u plagosën dhe një i dyshuar për terrorizëm u vra nga shkëmbimi i zjarrit. Në këtë banesë kishte qenë edhe Abdeslam, i cili iku përmes cative, e i cili u kap nga policia pas tri ditësh, transmeton Gazeta Express.

Abdeslam është transferuar nga burgimi i vetmuar në burgun e Fleury-Merogis, jashtë Parisit, në një strukturë të sigurisë së lartë në vendin-le-Vieil në Pas-de-Calais.

Autoritetet franceze kanë refuzuar të konfirmojnë masën ose masat e sigurisë që do të përdoren për transportimin e të burgosurit për në Bruksel lidhur me gjyqin që do të mbahet. The Guardian shkruan se gjykata dhe rrugët përreth saj janë siguruar, gjithashtu edhe forcat e sigurisë janë vënë në gatishmëri maksimale, transmeton Gazeta Express.

Abdeslam do të dalë në gjyq me një të dyshuar të dytë islamik, Sofiane Ayari, një 24 vjeçar i arrestuar me të në rrethin e Brukselit Molenbeek.

Dëgjimi pritet të zgjasë deri të premten. Të dy burrat do të përballen me burgim deri në 40 vjet nëse dënohen.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...