‘Tradhtohen’ sanksionet ndaj Koresë së Veriut

PUBLIKUAR

Koreja e Veriut fitoi afro 200 milion dollarë vitin e kaluar, duke eksportuar mallra të ndaluar, në shkelje të sanksioneve ndërkombëtare, thotë një raport i OKB-së.

Raporti nga një panel ekspertësh tha se disa vende, përfshirë Kinën, Rusinë dhe Malajzinë, nuk arritën të ndalonin eksportet ilegale. OKB shtoi se kishte prova të bashkëpunimit ushtarak me Sirinë dhe Mianmarin. Peniani është subjekt i sanksioneve nga SHBA, OKB dhe BE, për programet e saj të raketave bërthamore dhe balistike.
Por raporti, i cili u paraqit në Këshillin e Sigurimit të OKB, tha se Veriu “vazhdoi të eksportonte pothuajse të gjitha mallrat e ndaluara në rezolutat e miratuara mes të janarit dhe shtatorit 2017”.

Raporti tha se disa kompani të paidentifikuara shumëkombëshe të naftës, po hetohen për rolin e tyre të supozuar në furnizimin e produkteve të naftës në Korenë e Veriut.

Aty theksohet se ngarkesa me thëngjill ishin dërguar në Kinë, Malajzi, Korenë e Jugut, Rusi dhe Vietnam, duke shkelur sanksionet dhe duke përdorur “kombinimin e teknikave të shumta të evazionit, rrugëve dhe taktikave mashtruese”.

Top Channel

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...