Turqia ia kërkon këtë nder Rusisë

PUBLIKUAR

urqia i ka kërkuar Moskës të arrestojë dhe ekstradojë Mihrac Ural, liderin e jashtëligjshëm të Partisë së Frontit për Çlirimin e Popullit (THKP-C), në të cilën Ankaraja atë e konsideron si përgjegjës për sulmet në provincën jugore të Hatayt në vitin 2013. Ural papritur u pa në kongresin e Sochit këtë javë.

“Ne reaguam menjëhërë ndaj pjesëmarrjes së këtij terroristi atje dhe kërkuam një shpjegim nga Rusia,” tha Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu.

“Ne kërkojmë që ky person menjëherë të arrestohet dhe të ekstradohet në Turqi,” tha ai duke vënë në dukje se Ural është duke u kërkuar edhe nga Interpoli, raporton “Hurriyet”, transmeton Periskopi.

Në një telefonatë mes Presidentit të Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan dhe Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin më 31 janar, biseda e tyre ka qenë e “sikletshme” rreth prezencës së Uralit në Sochi, si i përfshirë në listën e të ftuarve.

“Në të vërtetë, emri i këtij terroristi nuk ishte në listën që na dha Rusia. Nëse do të kishte qenë, do të kishim kundërshtuar më parë,” tha ai, duke vënë në dukje se Ural hyri në Rusi me “dokumente të rreme.”/Periskopi/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...