Gjendet i vdekur djali i Fidel Castros, dyshohet të ketë bërë vetëvrasje (Foto)

PUBLIKUAR

Djali më i vjetër i ish presidentit kuban Fidel Castro, Fidel Castro Diaz-Balart, u gjet i vdekur, njoftuan mediat kubane shtetërore, duke thënë se ka të ngjarë të ketë bërë vetëvrasje.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ai ishte 68 vjeç dhe ka vuajtur nga depresioni gjatë disa muajve të fundit.

Sipas BBC, ai ishte një fizikant bërthamor i cili ishte arsimuar në ish-Bashkimin Sovjetik.

Deri në vdekjen e tij, ai ishte angazhuar si këshilltar shkencor në Këshillin e Shtetit Kuban dhe ai ishte përkrahës i Akademisë Kubane të Shkencave.

Ai ishte gjithashtu i njohur për drejtimin e një programi bërthamor kuban nga 1980 në 1992, përpara se programi të ndërpritej, pas rënies së BRSS. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...