Aeroplani rus ka bërë aterrim emergjent në SHBA

PUBLIKUAR

Një aeroplan rus i udhëtarëve, në fluturimin e tij prej Moskës për në Havanë të Kubës, ka ateruar në New Jersey  të Shteteve të Bashkuara, pasi papritmas ka mbetur me nivel të ulët të karburantit, kanë thënë zyrtarë amerikanë dhe kompania ajrore.

Autoritetet amerikan thanë mbrëmë se aeroplani, Azur Air, me 294 udhëtarë dhe 14 anëtarë të ekuipazhit, ka bërë aterrim emergjent në New Jersey në orën 3:45 të mëngjesit, sipas kohës lokale.

Inspektorët kanë zbuluar se ka pasur rrjedhje të karburantit në makinë dhe nuk kanë lejuar që aeroplani ta vazhdonte udhëtimin. /Rel/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...