Njeriu më i vjetër në botë ka vdekur një muaj pasi që kishte festuar ditëlindjen e tij të 113-të, shkruan Daily Mail, përcjell Gazeta Express.
Francisco Nunez Olivera ka ndërruar jetë të hënën rreth orës 22:30 në shtëpinë e tij në jugperëndim të Spanjës.
Të afërmit kanë bërë të ditur se ai do të varroset në fshatin ku ka lindur.
Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur edhe nga kryetari i bashkësisë që e ka kujtuar atë si një inspirim duke e cilësuar vdekjen e tij si një humbje të madhe.
Olivera ka lënë prapa katër fëmijë, nëntë nipa e mbesa dhe 13 stërnipa.
Ditëlindjen e tij të 113-të e kishte festuar më 13 dhjetor./Express


