Një gjahtar është qëlluar për vdekje në atë që është përshkruar si një “aksident i mallkuar” ndërsa ai ishte në gjueti.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Pero Jelenic, 75 vjeç, i cili vdiq në Afrikën e Jugut duke synuar një luan, sipas raporteve, por një plumb qorr e goditi dhe e vrau atë.

Sipas raporteve lokale ai kishte qëlluar një luan tjetër para se aksidenti të ndodhte dhe ishte duke synuar edhe një tjetër.

Ai ishte në provincën Veriperëndimore dhe miku Sllavko Pernar tha se donte të merrte trofeun e luanit pas gjuetisë ‘së gjithçkaje që mund të gjendej në Evropë’.
Policia është duke hetuar se kush e ka qëlluar Jelenicin, i cili është nga Kroacia, megjithatë ata kanë thënë se ‘nuk dyshojnë ndonjë lojë të ligë’. /Telegrafi/


