“Paralizohen” SHBA-të, “ngrinë” Japonia, kurse tani kaosi ka prekur Kinën – një stuhi bore që nuk mbahet mend gjatë këtyre 30 viteve të fundit të ketë goditur vendin me popullsinë më të madhe në botë.
Meteorologët kinezë nuk e kanë lidhur “ciklonin bombë” që goditi pjesën lindore të SHBA-ve me motin në Kinë, por kanë pranuar se është i ngjashëm, transmeton Telegrafi.
“Një mot të tillë shumica e qyteteve nuk e kanë përjetuar gjatë këtyre 30 viteve të fundit. Ndërkaq gjatë vikendit pritet të përmirësohet paksa dhe të ndalen të reshurat”, ka deklaruar meterologu Mai Ksi Nu.
Në qytetin Genheu temperaturat kanë rënë dukshëm në minus 49 gradë Celsius, gjë që nuk ka ndodhur gjatë këtyre 100 viteve të fundit në këtë qytet.
Si pasojë e reshjeve të mëdha të borës shumë autostrada në Kinë janë mbyllur, derisa një numër i madh i linjave hekurudhore dhe fluturimeve janë anuluar.


