Ku duhet të ruhet çokollata: në frigorifer apo në temperaturë të dhomës?

PUBLIKUAR

Se ku duhet të ruhet çokollata, është pyetje shumë e vjetër e cila është përcjellë gjeneratë pas gjenerate: a duhet të ruhet në temperaturë të dhomës apo në frigorifer?

Sipas një eksperti të çokollatës, çokollata duhet të ruhet në temperaturë të dhomës, transmeton Telegrafi.

Në një intervistë, Luke Owen Smith ka shpjeguar se duhet ta shmangni me çdo kusht ruajtjen e çokollatës në frigorifer.

Owen, i cili është pronar i njohur i një kompanie që merret me çokollata, ka thënë se çokollata e ruajtur në frigorifer i humbet të gjitha vlerat dhe i humbet shija.

Në vend të frigoriferit, çokollatën duhet ta ruani në vende të errëta, të thata dhe të freskëta.

Ndër tjerash, çokollata absorbon edhe aroma të ndryshme, prandaj ekziston një rrezik se nëse e ruani në frigorifer ajo do të përfundojë të mbajë aroma të ushqimit.

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...