Shkencëtarët: Humbja e peshës gjithmonë ka qenë e lehtë, mjafton të flini më shumë se zakonisht

PUBLIKUAR

Thuajse kemi pasur nevojë edhe për një arsyetim ekstra për të shpenzuar më shumë kohë në shtrat; shkencëtarët kanë zbuluar se fjetja më gjatë mund të jetë çelësi për të humbur peshë.

Sipas një studimi të ri nga hulumtuesit e Londrës, ata të cilët e ndalin alarmin për të fjetur edhe një orë më shumë mund të përfundojnë duke konsumuar më pak sheqer dhe karbohidrate gjatë ditës, transmeton Telegrafi.

Hulumtimet, të cilat janë publikuar edhe në ‘American Journal of Clinical Nutrition’, kishin analizuar se si orët shtesë gjumë te të rritur – të cilët zakonisht bëjnë pak orë gjumë – kishin ndikuar në peshën e tyre.

Përveç kësaj, hulumtuesit kishin analizuar edhe ndikimin që orët shtesë gjumë e kanë në konsumimin e ushqimit.

Ata kishin zbuluar se orët shtesë gjumë rezultojnë në reduktim 10-gramësh të sheqerit.

Shkencëtarët kishin vërejtur se ata që fillojnë të flenë më shumë se zakonisht, përfundojnë duke konsumuar edhe më pak karbohidrate sesa zakonisht.

Por si saktësisht ndodh procesi i humbjes së peshës gjatë gjumit? Shkencëtarët e kanë edhe këtë përgjigje.

“Gjatë kohës kur jemi në gjumë ne e djegim një pjesë të dhjamit, prandaj nëse nuk flemë mjaftueshëm, kjo mund të ndikojë në procesin e humbjes së peshës”, ka shpjeguar ekspertja e humbjes së peshës dhe nutricionit Pippa Campbell. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...