Vdes një kosovar 19-vjeçar në Gjermani

PUBLIKUAR

Ndonëse ende nuk është sqaruar gjithçka rreth rastit tragjik, duket se vdekja e të riut nuk ka ardhur si pasojë e dhunës së ushtruar nga ndokush

Një numër makinash policore në mëngjesin e të enjtes kanë shkuar të alarmuara në ndërtesën ku strehohen azilkërkuesit në Giesen, Gjermani. Policët duhej të qetësonin trazirat që kishin plasur lidhur me ndërhyrjen emergjente mjekësore aty, shkruan giesenerallgemeine.dce.

Bëhej fjalë për rastin emergjent të një azilkërkuesit 19 vjeçar nga Kosova, i cili u rianimua dhe pastaj u transportua për në spital, ku ai pak më vonë vdiq. Ndonëse ende nuk është sqaruar gjithçka rreth rastit tragjik, duket se vdekja e të riut nuk ka ardhur si pasojë e dhunës së ushtruar nga ndokush.

Gazeta shkruan se trazirat kishin lindur në mes të familjarëve dhe azilkërkuesve tjerë, me rastin e ofrimit të ndihmës së parë të mjekëve që kishin ardhur me autoambulancë.

Për të qetësuar gjendjen, kishin ardhur pastaj 10 makina me policë, transmeton albinfo.ch. Shtendosjes së gjendjes i kanë shërbyer edhe disa azilkërkues në rolin e përkthyesve.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...