Fëmijët mbipeshë më të prirë të vdesin 20 vite më herët sesa miqtë e tyre

PUBLIKUAR

Katër nga pesë fëmijë obezë janë të prirë të mbesin mbipeshë tërë jetën, sipas një raporti të ri.

Kjo mund të rezultojë që atyre t’u shkurtohet jeta prej 10 deri në 20 vite, transmeton Telegrafi.

Raporti pohon se shëndeti i fëmijëve është duke u shkatërruar edhe si pasojë e mos ndërmarrjes së masave nga qeveritë.

P.sh., shkencëtarët sugjerojnë që qeveritë t’i ndalojnë reklamat e ushqimeve të pashëndetshme në televizor.

Profesoresha Neena Modi thotë: “Shkenca ekziston dhe çdo kush e sheh; investoni në shëndetin e fëmijëve dhe do të bëni ndryshime të mëdha në shëndetin e tyre në vitet e mëvonshme, rrjedhimisht duke kontribuar në produktivitetin e tyre ekonomik”.

Obeziteti mund të shkaktojë sëmundje të ndryshme, duke filluar nga mungesa e qëndrueshmërisë e deri te sëmundjet kardiovaskulare.

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...