Ky është antibiotiku më i fuqishëm natyror, mund ta bëni vetë

PUBLIKUAR

Mënyra më e mirë që të mbroheni nga sëmundjet është imuniteti i fuqishëm.

Për të pasur imunitet të fuqishëm është e nevojshme që të ushqeheni shëndoshëm, mirëpo mund të përdorni edhe një struk të vogël. Provojeni këtë pije.

Një lugë e kësaj pijeje në ditë mjafton që të përmirësojë imunitetin tuaj, por jini të kujdesshëm sepse është goxha djegës.

Para përdorimit të kësaj pijeje konsultohuni me mjekun, transmeton Telegrafi.

Përbërësit:

– 700 ml uthull molle
– 1/4 e gotës hudhër të copëtuar imët
– 1/4 e gotës qepë të karamelizuar
– 2 speca të freskët
– 1/4 e gotës xhenxhefil të freskët
– 2 lugë rrepë
– 2 lugë kurkumë

Përgatitja:

Të gjithë përbërësit, me përjashtim të uthullës, i vendoni në një enë. I përzieni mirë, masën e hidhni në kavanoz dhe derdhni uthullën.

E përzieni kavanozin në mënyrë që përbërësit të bashkohen. Ta ruani në vend të ftohtë dhe pa lagështi, për 14 ditë.

Pas dy javëve kullojeni përbërjen, për kullim më mirë është të përdorni një fashë.

Të merrni një lugë të madhe në ditë.

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...