Gjykata Speciale, shtet më vete

PUBLIKUAR

Gjykata Speciale vetëm formalisht do të jetë e Kosovës. Ajo do të funksionojë paralelisht sistemit vendës të drejtësisë dhe e gjitha do të jetë e karakterit ndërkombëtar.

Nuk do të punojë në bazë të Ligjit për Gjykata. Do të mbështetet në një ligj të veçantë – atë për dhomat e specializuara dhe prokurorinë e specializuar, një kopje të të cilit e ka siguruar “Koha Ditore” të enjten.

Pikërisht ky ligj dhe amendamentet kushtetuese që është paraparë të miratohen para tij, e strukturojnë Specialen si mekanizëm më vete, shkruan sot Koha Ditore.

Kësisoj dhomat e specializuara do të kenë selinë edhe në Kosovë e edhe në një shtet tjetër, ndërsa Prokuroria e Specializuar do të ndodhet vetëm jashtë. Gjyqtarët e prokurorët do të jenë ndërkombëtarë dhe do të zgjidhen nga ndërkombëtarët. Për aspektet që ato trajtojnë dhe bëhen lëndë në Gjykatën Kushtetuese do të vendosin vetëm tre gjyqtarët ndërkombëtarë.

Për llogari të këtyre institucioneve do të zgjidhet një ombudsperson ndërkombëtar. Edhe paraburgimi dhe vuajtja e dënimit do të bëhen jashtë Kosovës, sikur që edhe e gjithë arkiva që nuk do të ruhet në Kosovë. Specialja do të sillet si minishtet – ajo do të ketë kompetencën edhe të lidhë marrëveshje me status ndërkombëtar.

SHIKO MË SHUMË

Kanos me vrasje katër policë dhe dëmton kompjuterin në stacion, arrestohet i dyshuari në Pejë

Një person është arrestuar në Pejë pasi dyshohet se ka kanosur me vrasje katër...

Hajnat depërtojnë me forcë në një biznes në Prizren, marrin para dhe dëmtojnë pajisjet

Një rast i vjedhjes është raportuar në Prizren, ku persona ende të paidentifikuar kanë...

Aksidenti afër QKUK-së, nga policia japin detaje

Gjatë mëngjesit të sotëm rreth orës 08:00 ka ndodhur një aksident trafiku pranë Qendrës...