Himni ngrit nga karroca ish-senatorin amerikan, Bob Dole (VIDEO)

PUBLIKUAR

Ish-senatori amerikan, njëherit veterant i Luftës së Dytë Botërore Bob Dole, u ngrit nga karroca e tij invalidore për himnin kombëtar gjatë një ceremonie që u mbajt në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Atje, amerikani u nderua me “Medaljen e  Artë të Kongresit” , për shërbim ndaj vendit, njofton Klan Kosova.

Bob Dole ka qënë kandidat republikan për president në vitin 1996 dhe kryetar i shumicës republikane në Senat nga viti 1985 – 1996.

Politikani i shquar që me vizitën e tij në 1990-ën në Prishtinë, e vuri çështjen e Kosovës në vëmendjen e politikës së jashtme amerikane, ka mbetur për më shumë se 30 vjet një mik i madh i shqiptarëve.

Ai mbështeti ndërhyrjen e NATO-s si dhe pavarësinë e Kosovës, njofton Klan Kosova.

 

SHIKO MË SHUMË

Sot priten protesta në Gjermani, Zvicër e Suedi për ish-krerët e UÇK-së

Protesta në mbështetje të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të mbahen sot...

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...