EULEX: Kosova vendos se a do ta lejojë Serbinë të përfshihet në hetimet për vrasjen e Ivanoviqit

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Rrahje mes dy femrave në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se dy të dyshuarat femra kosovare, janë përleshur në mes...

Policia gjenë armë pa leje tek një shtëpi në Llugaxhi

Policia Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar,...

Serbia ka kërkuar zyrtarisht që të përfshihet në hetimet për vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviq. Ivanoviq u vra dje nga persona ende të paidentifikuar dhe për këtë Serbia ka dërguar kërkesë në Zyrën e BE’së në Beograd. Nga Zyra e EULEX’it kanë konfirmuar autoritetet vendore duhet të merren me çështjen e lejimit apo mos lejimit të Serbisë në këto hetime

Pak orë pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit, që ndodhi dje orët e para të mëngjesit para selisë së partisë së tij në Veri të Mitrovicës, Serbia kërkoi të përfshihet në hetimet për vrasjen e politikanit serb.

Në një përgjigje për Gazetën Express, Zyra e EULEX’it ka bërë të ditur se ata nuk marrin vendime të kësaj natyre, por që kjo është detyrë e autoriteteve vendore kosovare se a do ta përfshijnë Serbinë në hetime apo jo.

“Misioni i EULEX nuk merr vendime të kësaj natyre. Autoritetet vendore vendosin se a do të përfshihet apo jo Serbia zyrtare në hetimet për vrasjen e Oliver Ivanoviq”, thotë EULEX, për Express.

Burime të Gazetës Express kanë bërë të ditur se Ministria e Drejtësisë e Serbisë kërkesën për përfshirje në këtë hetim e ka dorëzuar në zyrën e BE-së në Beograd, një kanal i zakonshëm për komunikim ndërmjet palëve. Kjo kërkesë tashmë ka arritur në Ministrinë e Drejtësisë të Kosovës

Aktualisht hetimet po kryhen nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës, nga një prokuror shqiptar dhe serb.

Por, të martën, pala serbe, më saktësisht Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një konferencë për media, ka thënë se Serbia do t’i drejtohet zyrtarisht UNMIK-ut dhe EULEX-it që edhe organet serbe të përfshihen në hetime

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person, iku nga burgu vitin e kaluar dhe kanosi ish-gruan e vëllanë e saj

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan e ka arrestuar një person me iniciale M.G...

Escobar: Asociacioni vendimtar, do të duhej të insistonim më shumë në zbatim, se sa t’i bënim palët bashkë

Në ditën e tij të fundit të mandatit si Emisar i Shteteve të Bashkuara...

Vranët dhe me riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të enjten në Kosovë do të mbajë mot...