Lotus Evora i ri, peshë të lehtë dhe fuqi më të madhe (Foto)

PUBLIKUAR

Prodhuesi britanik Lotus, e ka lansuar modelin Evora GT410 që ka peshë të lehtë, aerodinamikë dhe fuqi më të madhe se makinat e mëparshme.

Kjo veturë sportive që e zëvendëson GT310, ka motor me 3.5-litra që prodhon 410 kuajfuqi, transmeton Telegrafi.

“Kemi marrë për bazë të gjitha gabimet e modelit të mëparshëm, i shqyrtuam që të mos i përsërisim në të riun”, thuhet në raportin e Lotus.

Shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë, e arrin për 3.9-sekonda, ndërsa ka shpejtësi maksimale prej 305 kilometrave në orë.

Pjesa e jashtme prej fibrave të karbonit, si dhe sistemi i nxjerrjes së gazit që është nga titani, e kanë lehtësuar këtë Evora për 96 kilogramë.

Makina mund të porositet me dy ose katër ulëse, prej kur fillojnë blerjet gjatë stinës së verës. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...