Paralajmëron miliarderi, Bitcoin do të ketë një fund të keq

PUBLIKUAR

Investitori legjendar Warren Buffet ka paralajmëruar se përdoruesit e Bitcoin përballen me një katastrofë – duke thënë se kriptomonedhat do të falimentojnë.

Bitcoin u rrit për 1,900% vitin e kaluar, para se të binte prapë. Por rregullatorët, bankierët dhe tregtarët me përvojë paralajmërojnë se kjo monedhë virtuale është një “flluskë helmuese” e cila do t’i shkatërrojë shumë njerëz të përfshirë në të.

Buffet – i njohur për aftësitë e tij të pabesueshme në fitimin e parave – tha: “Në termat e kriptomonedhave, në përgjithësi, mund të them me siguri të plotë se ato do të kenë një fund të keq”, transmeton Gazeta Express.

Kriptomonedhat janë një version i parave të internetit – pjesë unike digjitale që mund të transferohen nga një person tek tjetri, ku më e njohura prej tyre është Bitcoin.

“Kur do të ndodh ose si nuk e di”, tha ai në një intervistë për CNBC. CEO i Berkshire Hathaway refuzoi të tregonte nëse ka investuar në Bitcoin.

“Nuk kemi asnjë, nuk jemi në asnjë prej tyre, kurrë nuk do të jemi”, tha ai.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...