BE dhe Irani takohen për marrëveshjen bërthamore

PUBLIKUAR

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian dhe Iranit takohen sot në Bruksel, ku pritet t’i japin mbështetje marrëveshjes bërthamore midis Republikës Islamike dhe fuqive botërore, edhe pse Shtëpia e Bardhë ka thënë se do të vendosë nëse do të vazhdojë ose jo mbështetjen për të.

Në takimin që do të kryesohet nga shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini, fuqitë evropiane, që kanë ndihmuar në negocimin e marrëveshjes së vitit 2015, pritet të sigurojnë Teheranin se ato mbeten të përkushtuara ndaj saj.

Takimi vjen një ditë para afatit që kërkon nga presidenti amerikan, Donald Trump, të deklarohet nëse SHBA do të vazhdojë mbështetjen për marrëveshjen, raporton Evropa e Lirë.

Marrëveshja kërkon nga Irani të frenojë aktivitetet bërthamore në këmbim të lehtësimit të sanksioneve.

Irani ka paralajmëruar të mërkurën se do të tërhiqet nga marrëveshja, nëse edhe SHBA e bën një gjë të tillë.

Nënshkrueset e tjera të marrëveshjes: Britania, Kina, Gjermania, Franca dhe Rusia vazhdojnë ta mbështesin atë.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...