SHBA: Mbështetje unanime për protestuesit iranianë

PUBLIKUAR

Dhoma Përfaqësuese e Shteteve të Bashuara gati unanimisht e ka miratuar një rezolutë në mbështetje të protestuesve antiqeveri në Iran dhe e ka dënuar goditjen e autoriteteve të Iranit ndaj pjesëmarrësve të demonstratave dyjavore.

Ky legjislacion mbrëmë vonë është mbështetur me 415 vota për dhe vetëm dy kundër.

Dhoma Përfaqësuese “qëndron me popullin e Iranit, që është i angazhuar në protestat legjitime dhe paqësore kundër regjimit shtypës dhe të korruptuar” dhe dënohen “abuzimet serioze të të drejtave të njeriut kundër popullit të Iranit” nga ana e qeverisë, theksohet në këtë rezolutë.

Dhoma Përfaqësuese, po ashtu, i ka bërë thirrje presidentit amerikan, Donald Trump, vendosje të sanksioneve të reja kundër Iranit. /Rel/

SHIKO MË SHUMË

Sot priten protesta në Gjermani, Zvicër e Suedi për ish-krerët e UÇK-së

Protesta në mbështetje të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të mbahen sot...

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...