Bora e mbulon shkretëtirën e Saharës

PUBLIKUAR

Shkretëtira e Saharës është mbuluar të dielën nga bora 40-cm pas një stuhie që e goditi këtë vend, transmeton Gazeta Express.

Kjo është hera e tretë në 37-të vite që aty është parë borë.

Fotografi Karim Bouchetata tha: Ishim shumë të suprizuar kur u zgjuam në mëngjes dhe e pamë borën. Ajo filloi të shkrihej në orën 17:00-të.

Në vitin 2016-të bora kishte shkaktuar kaos me probleme të komunikacionit dhe me rrugë të ngrira.

Ndërsa, në janar të vitit 2017-të, kur qyteti u mbulua përsëri nga bora, fëmijët ndërtuan dordolecë.

Pavarësisht ndodhive, është shumë  e rrallë që të shihet borë në këtë vend sepse normalisht aty edhe në janar temperatura është 12 gradë.

Shkretëtira e Saharës mbulon gati të gjithë Afrikën Veriore dhe brenda viteve të fundit po përballet me disa ndryshime në temperaturë./Express/

 

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...