Psikologjia prapa arsyes se përse nuk mund t’i mbajmë premtimet që ia bëjmë vetes për Vitin e Ri

PUBLIKUAR

Sapo ka filluar një vit i ri, dhe shumica e njerëzve synojnë ta ndryshojnë veten për mirë. Fundja fundit, pikërisht për këtë arsye ka filluar edhe tradita e vënies së synimeve për Vitin e Ri – për ta përmirësuar jetën tonë në fushat ku kemi mangësi.

Por në realitet është shumë e vështirë t’i mbajmë ato premtime. Në fakt, sipas statistikave, 80 për qind prej nesh dështojmë në synimet tona qysh në javën e dytë të muajit shkurt, transmeton Telegrafi.

Një studim i vitit 2016, i publikuar në revistën ‘Personality and Social Psychology Bulletin’, e ka hulumtuar fenomenin e vënies së synimeve për vitin e ri, dhe ka zbuluar se 55 për qind e atyre synimeve ndërlidhen me shëndetin – siç është fillimi i ushtrimeve fizike, apo ngrënia e ushqimeve të shëndetshme – dhe 20 për qind prej tyre kanë të bëjnë me larjen e borxheve.

Studimi, i udhëhequr nga Kaitlin Woolley dhe Ayelet Fishbach, kishte zbuluar se pjesëmarrësit e studimit kishin besuar se kënaqësia dhe rëndësia janë faktorë të rëndësishëm sa i përket mbajtjes së atyre premtimeve.

Në fakt, hulumtuesit kanë zbuluar se faktori i kënaqësisë është gjëja e vetme që ka rëndësi në mbajtjen e premtimeve të tilla.

Me fjalë të tjera, nëse pjesëmarrësit po ‘shpërbleheshin’ menjëherë nga shprehitë e tyre të reja, shanset për t’iu qëndruar premtimeve besnikë, kishin qenë mjaft të mëdha.

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...