Pse je kaq e zbehtë?

PUBLIKUAR

Nëse shpesh dëgjoni këtë pyetje, dhe përveç kësaj ju plasin qoshet e buzëve, thonjtë thyhen lehtë, dhe rri gjithmonë e lodhur, atëherë ndoshta ju jeni anemik. Kujdes! Nëse nuk trajtohet, mund të paraqet rrezik për jetën.

Anemia ndryshe do të thotë pagjakësi. Kjo sëmundje ndikon në uljen e masës së eritrociteve në gjak, e cila përcillet me zvogëlimin e koncentrimit të proteinës së quajtur hemoglobinë. Zakonisht shkaktohet nga mungesa e hekurit.

Shumë probleme

Problemi i deficitit të hekurit, paraqitet në rastet kur nuk absorbohet mjaftueshëm në organet e tretjes (p.sh. pas operacioneve) apo me rastin e humbjes më të madhe të sasisë së gjakut (p.sh. gjatë menstruacioneve).

Sasia e hekurit mund të jetë më e vogël gjatë kohës së shtatzënisë apo gjatë rritjes së shpejtë. Mangësia e tij, po ashtu mund të jetë rezultat i të ushqyerit jo-adekuat, transmeton Telegrafi.

Nëse ju jeni duke humbur vazhdimisht hekur, atëherë kjo mund të tregojë se ndoshta keni problem me shëndet.

Te shumica e të sëmurëve anemik vërehet: dobësimi, plogështia, rrahje të forta të zemrës dhe frymëmarrje e rënduar gjatë një pune të vogël.

Tek femrat zakonisht kjo shprehet me kokëdhembje. Lëkura duket më e zbehtë.

Dieta adekua

Mungesën e hekurit mund ta përmirësoni, duke përdorur dietë. B

urim i mirë i hekurit është mishi, peshku, e verdha e vezës, perime me gjethe jeshile, patate, karota, rrepa, lulelakra, drithëra, fruta (sidomos kumbulla, kajsia, pjeshka, luleshtrydhja) dhe fruta të thata.

Mirëpo, shpesh herë është e domosdoshme që hekuri të jepet në mënyrë orale, përmes pilulave.

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...