Gjithnjë e më shumë të sëmurë nga tumori i veshit: Simptoma e parë e kancerit të rrezikshëm!

PUBLIKUAR

Shpeshtësia e kësaj sëmundjeje po bëhet gjithnjë e më e madhe.

Dhembja e veshit mund të jetë shenja e parë që tregon se në pjesën e veshit po zhvillohet tumori malinj.

Pra, këto janë simptomat të cilat e tregojnë këtë sëmundje të rrezikshme.

Numri i të sëmurëve nga kanceri i veshit po shtohet në gjithë botën, ndërkaq kjo sëmundje mund të përfshijë cilëndo nga këto tri pjesë të veshit: pjesën e brendshme, të mesme dhe të jashtme, transmeton Telegrafi.

Simptomat dallohen varësisht nga pjesa e veshit në të cilën tumori zhvillohet, mirëpo shenjat të cilat kryesisht shfaqen në të tri rastet janë humbja e të dëgjuarit dhe dhembja e veshit.

Gjithashtu, simptomat mund të jenë edhe dhembja e veshit të jashtëm, dhembja e kokës, marramendja dhe zukatja e veshëve.

Te disa pacientë shfaqet edhe ënjtja e nyjave limfatike në qafë. Shfaqja e tumorit mund të përcaktohet vetëm me biopsi, ndërsa sëmundja shërohet me operacion, duke eliminuar kanalin e veshit, me radioterapi apo me kimioterapi. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...