Ministri i brendshëm turk kërkon t’ju thyhen këmbët atyre që shesin drogë pranë shkollave

PUBLIKUAR

Suleyman Soylu është Ministri i Brendshëm i Turqisë, që ka bërë një kërkesë kontroverse ndaj forcave të rendit, që është kritikuar ashpër nga opozita.

Ai ka kërkuar që t’ju thyejnë këmbët shitësve të drogës, po që se kapen pranë shkollave, ndërsa përgjegjësinë do ta merr ai vet, transmeton Telegrafi.

“Po që se një kontrabandues është pranë shkollës, duhet t’ia thyeni këmbët. Bëjeni dhe më fajësoni mua. Do të paguajmë edhe sikur nevojiten pesë, 10 apo 20 vjet burg” ka deklaruar ministri Soylu.

Komentet e ministrit janë kritikuar ashpër nga opozita, që kanë thënë se do të ndërmarrin veprime ligjore ndaj tij për ‘nxitje për të kryer krim’.

Zyrtarët shtetërorë kanë mbrojtur vendimin e Soylu, me pretendimin se në këtë formë është duke u përpjekur që të çrrënjosë përdorimin e drogës.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...