Koreja e Veriut rihapë sot linjën telefonike me botën e jashtme

PUBLIKUAR

Koreja Veriore ka shpallur se do ta rihapë të ashtuquajturën “linjë të nxehtë” komunikimit në kalimin kufitar me Korenë Jugore, që është një shenjë e mëtejshme e zbutjes së raporteve ndërmjet dy rivalëve.

Radioja shtetërore verikoreane ka raportuar se do të ripërtërihet lidhja e komunikimit, e cila nuk ishte shfrytëzuar prej vitit 2016, për shkak të mospajtimit të ashpër lidhur me programin raketor balistik dhe atomik verikorean.

Kjo lidhje pritet të rivendoset sot më vonë gjatë ditës në fshatin Panmunjom, në zotën e çmilitarizuar, ka raportuar agjencia Yonhap e Koresë Jugore.

“Besoj se kjo sinjalizon një lëvizje kah një ambient ku komunikimi do të jetë i mundshëm në çdo kohë”, tha zëdhënësi i presidencës së Koresë Jugore, Yoon Yung-chan. /Rel

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...