Ministri grek: Ligji i luftës me Shqipërinë, budallallëk historik

PUBLIKUAR

Ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias e quan buballallëk historik ligjin e luftës me Shqipërinë.

Në një intervistë për gazetën greke Real News ministri i jashtëm Kotzias deklaron: “Ky është një budallallëk historik, duhet të mbarojë. Nuk mund të ketë as edhe një dyshim formal se te dy vendet jane ne gjendje lufte”, raportojnë mediat në Shqipëri, transmeton Klan Kosova.

Pak ditë më parë në konferencën e fundvitit kryeministri Edi Rama deklaroi: “Nuk ka as sekrete, as konspiracione as gjëra për të fshehur por janë negociata reale me grupe ekspertësh, negociatë intensive. Raundi tjetër është së shpejti në janar në Shqipëri, po negociohet për të mbyllur kapituj që nuk imagjinohet se mund të mbylleshin ndonjëherë që nga ligji i luftës. Sa i takon vendimit të qeverisë për ndërtimin e varrezave greke, Rama tha se në këtë drejtim nuk ka asgjë të re, thjesht zhbllokim i një procesi të dakordësuar nga qeveria e mëparshme”

Në janar pritet të vijojnë negociatat mes ministrit të jashtëm grek dhe ministrit të jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...