Gjendet e vdekur një avokate në Ukrainë

PUBLIKUAR

Një avokate në Ukrainë është gjetur e vrarë, disa ditë pasi ishte angazhuar fuqishëm që një person i dënuar për vrasjen e motrës së saj, të mos lirohet nga burgu.

Trupi i avokates, Iryna Nozdrovska, është gjetur dje në një lagje të kryeytetit Kiev, pasi ajo ishte raportuar e zhdukur më 29 dhjetor.

Nozdrovska ishte cak i kërcënimeve për përpjekjet e saj në rastin e personit, Dmytro Rossoshansky, i cili ishte i dënuar për vdekjen e Svitlana Sapatanyska, motër e avokates Nozdrovska, në vitin 2015, kur ajo ishte qëlluar duke e drejtuar automoblin e saj.

Gjyqtarët e kanë hedhur poshtë një kërkesë të të dënuarit, Dmytro Rossoshansky, i afërt i një gjytari në Kiev, për lirimin e tij sipas një amnistije, në saje të përpjekjeve të mëdha të avokates Nozodrovska./REL

 

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...