Ushtria amerikane pritet të pajiset me raketat më moderne dhe precize (Video)

PUBLIKUAR

Kompania amerikane Lockheed Martin ka marrë fonde nga qeveria amerikane, për të prodhuar raketa të lira “lundruese” që do të mund të fluturojnë më mizëri.

Programi i koduar “Ujku i hirtë” ishte dedikuar për zhvillimin e raketave për aeroplanët luftarakë F-16, por më vonë është vendosur që këto raketa të prodhohen për lloje tjera të aeroplanëve, transmeton Telegrafi.

Planifikohen katër faza të zhvillimi, kurse e para pritet të përfundojë në vitin 2019. Sipas presidentit të kompanisë Lockheed Martin, këto raketa janë të projektuara për përdorim në zona që janë shumë të mbrojtura.

Përveç këtyre raketave, planifikohet edhe prodhimi i laserëve për aeroplanë që do të shënjojnë caqet për raketat që janë lansuar më herët nga aeroplanët apo mjetet e blinduara.

Një lloj tjetër i laserit planifikohet të prodhohet për aeroplanë, që do të përdoret si armë për shkatërrimin e bazave të ndryshme që tashmë është testuar në disa mjete të blinduara. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...