8 milionë euro për një spital të veçantë, ja çka shërohet këtu

PUBLIKUAR

Dubai ka hapur një spital me pasijet mjekësore të teknologjisë së fundit, ekskluzivisht për devetë.

Duke e ditur se këto kafshë janë shumë të rëndësishme për popullin arab, ata janë kujdesur që edhe mjekimin ta kenë si duhet, duke hapur kështu këtë spital me vlerë mbi 8 milionë euro, transmeton gazetametro.net

I pajisur me një ekip të specializuar veterinerësh ndërkombëtarë, spitali mund të trajtojë 20 deve njëkohësisht. Po kështu, spitali ka edhe një pistë minigarash për të ndjekur devetë pas trajtimit mjekësor.

Pajisjet teknologjike janë përshtatur edhe me pajisjet mjekësore për trajtimin e deveve. Një operacion fillon nga 1,000 dollarë ndërsa operacionet e thjeshta shkojnë deri në 110 dollarë.

Këto kafshë janë edhe një burim i mirë të ardhurash për shkak të miliona dollarëve që regjistrohen nëpër ankandet e tyre.

Gara me deve, por edhe shfaqjet e mrekullueshme të tyre mbeten ndër ngjarjet më të preferuara të vendësve, por edhe shumë turistëve që vizitojnë Dubain.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...