Të shtëna në Moskë, raportohet për të vrarë – policia është vënë pas sulmuesit që po mban peng disa persona (Live)

PUBLIKUAR

Në juglindje të Moskës ka pasur të shtëna armësh ku si rezultat i tyre ka humbur jetën të paktën një person, ka njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme të Rusisë. Sulmuesi ka marrë peng disa persona dhe ka lënduar tre prej tyre.

Forca të shumta të policisë kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe është duke u munduar të arrestoj sulmuesin, Ilia Averjanova, që është ish-pronar i një fabrike për shkak të cilës ka ardhur deri te shtënat, transmeton Telegrafi.

Siç raporton RT, ish-pronari i fabrikës dhe menaxhmenti aktual kishin pasur një sulm verbal që u shndërrua në sulm fizik, kur në një moment Ilia nxori revolen dhe filloi të gjuaj.

Si rezultat i këtyre të shtënave është vrarë rojtari i fabrikës, ndërsa besohet se konflikti filloi pasi ish-pronari dhe menaxhmenti kishin një mosmarrëveshje rreth pronës.

Kurse si masë preventive, policia ka blinduar zonën përreth fabrikës dhe është duke u munduar të kontaktoj me sulmuesin duke shpresuar se do të arrijnë një marrëveshje. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...