I vjen fatura e energjisë 284 miliardë dollarë!

PUBLIKUAR

Një banore e Pensilvanisë në SHBA ka mbetur e shokuar kur ka parë faturën e energjisë elektrike për muajin e fundit dhe ka kuptuar se kishte borxh 284 miliardë dollarë!!!

“Sytë më dolën nga koka”, ka thënë Mary Horomanski, 58-vjeçare për “Erie Times-News”. “Kishim vendosur dritat për Krishtlindje dhe mendoja mos e kemi bërë gabim”, përcjell albinfo.ch.

Asaj i ishte kërkuar që të paguante gjithë borxhin prej 284 miliardë dollarësh deri në muajin nëntor të vitit të ardhshëm.

Me t’u thirrur në qendrën për klientë, kjo faturë u rregullua pasi u kuptua që borxhi në total ishte 284.46 dollarë.

Tani Horomanski tani ka kërkuar një dhuratë tjetër për Krishtlindje, pasi pa faturën e madhe: “Dua një monitorues zemre”, ka shtuar ajo.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...