Katër ditë pasi e kishin marrë vërshimet nga shtëpia e saj në jug të Filipineve, të cilat i kishte shkaktuar tajfuni Tembin, Diana Salim 25 vjeçe ishte nxjerr nga deti nga një anije transportuese e cila ishte në kalim të sipër.
Ajo ishte gjetur rreth 900 kilometra në veri të shtëpisë së saj, lajmërojnë mediet australiane.
Shtëpia e vajzës ishte në qytetin Sibuko në provincën Zamboanga del Norte, një nga qytetet më të goditura nga tajfuni, pretendon news.com.au, transmeton gazetametro.net.
Kur anija transportuese e kishte vërejtur filipinasen, pikërisht në Krishtlindje, diçka para agimit, ajo ishte duke u mbajtur në një tra të ndarë nga shtëpia e saj, kur e kishin marrë vërshimet të premten.
“Shpëtimi i Diana’s na ngjallë shpresat se ndoshta do të gjejmë edhe të mbijetuarit tjerë”, ka thënë për radion lokale kryebashkiaku i Sibukut, Norbideiri Eding.
Salim ka thënë se ishte në shtëpi së bashku me prindërit, vëllezërit dhe motrat kur e kishte marrë uji i rrëmbyeshëm.
Së paku 200 njerëz kanë vdekur, dhe 159 llogariten si të zhdukur, pasi e kishte goditur stuhia tropikale pjesën jugore të Filipineve.
Zyrtarët për situata të jashtëzakonshme kanë kumtuar se rreth 70.000 njerëz janë zhvendosur.


