Ambasadorja gjermane: Ndryshojeni fatin e Kosovës!

PUBLIKUAR

Ambasadorja gjermane në Kosovë, Angelika Viets ka thënë se establishmentit politik iu dërgua një masazh nga populli i frustruar me gjendjen në vend.

Viets në një intervistë për Kosova Sot thotë se për “Trepçën” duhet ekspertizë ndërkombëtare, ndërkaq për anëtarët serbë të Qeverisë thotë se duhet t’i japin llogari vetëm Kuvendit të Kosovës.

Ajo në këtë intervistë thotë se opozita dhe ekzekutivi t’ua kthejnë shpresën njerëzve.

Ambasadorja gjermane ka folur edhe për ikjen e qytetarëve nga Kosova.

“Kush hyn (në Gjermani) pa një vizë valide, parimisht do të kthehet. Shpenzimet e kthimit i bart personi përkatës. Nëse ai nuk mund t’i paguajë shpenzimet e fluturimit, ai prapëseprapë do të kthehet dhe në të ardhmen nuk do të mund të hyjë, derisa t’i ketë paguar ato. Kuota mbrojtëse në rastin e parashtruesve të kërkesave për azil nga kosovarët është po ashtu vetëm 1 %, që do të thotë se 99 % e kërkesave refuzohen”, tha Viets. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shiroka Pula dhe kryeministri Kurti bëjnë homazhe në 37-vjetorin e rënies së Afrim Zhitias dhe Fahri Fazliut

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, e shoqëruar nga kryeministri Albin Kurti, ka bërë...

Musliu: Vajzat duhet të kenë pronë njësoj si djemtë, prindërit të mendojnë edhe për të ardhmen e tyre

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka komentuar rëndësinë e barazisë mes vajzave dhe...

Haxhiu: Ligji për Specialen duhet t’u shërbejë krerëve të UÇK-së në Hagë

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka...