Hajnat e armatosur futen në shtëpinë e çiftit bashkëshortor dhe i qëllojnë në prezencë të fëmijës së tyre, vetëm që t’ua vjedhin televizorin (Video, +18)

PUBLIKUAR

Ky është një moment rrëqethës, kur dy hajna të armatosur futen me dhunë në një shtëpi dhe qëllojnë një nënë dhe fëmijët e saj, për të vazhduar me bashkëshortin e saj që e qëllojnë në kokë – dhe e gjithë kjo rrëmujë është bërë vetëm që t’ua vjedhin televizorin e varur në mur në dhomën e pritjes.

Bashkëshorti i saj kishte dalur në oborr për të kontrolluar çfarë po ndodhte, pasi kishte dëgjuar një zhurmë në shtëpinë e tij në Johannesburg të Afrikës së Jugut, transmeton Telegrafi.

Por aty hasi në një person të armatosur  i cili e qëlloi në kokë, ndërsa tjetri që tashmë ishte brenda kishte qëlluar gruan e tij dhe fëmijët, që po mundoheshin t’i shpëtonin plumbat duke vrapuar nëpër dhomë.

Si rezultat i kësaj, bashkëshorti i saj shihet i përgjakur nga plaga në kokë, derisa ajo ka thyer këmbën derisa është mundur të ikë. Por, ajo çfarë është më e tmerrshme, ata qëlluan në një familje vetëm që t’ua vjedhin televizorin që e kishin në dhomë.

Pasi që në vendin e ngjarjes u shfaqën policia dhe autoambulanca, ata e dërguan me urgjencë të zotin e shtëpisë i cili pas intervenimit kirurgjik në kokë, raportohet se është jashtë rrezikut për jetë.

Ndërsa bashkëshortja e tij është trajtuar pasi kishte thyer këmbën duke tentuar të ikë dhe të mbrojë vajzën e tyre. Por, e gjithë ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë të instaluara brenda shtëpisë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...