Arrestohen dy burra në lidhje me sulmin në Melbourne

PUBLIKUAR

Policia australiane ka arrestuar dy persona pasi një veturë ka goditur turmën e njerëzve në Melbourne.

Vetura ka goditur këmbësorët në Flinders Street, një zonë e ngarkuar në qendër të qytetit, shkruan BBC

Për pasojë fillimisht është raportuar se kanë mbetur të lënduar 13 persona – të cilët kanë dërguar në spital, e që nga ta ka edhe të lënduar rëndë.

Menjëherë pas sulmit, policia është vënë në ndjekje të kryerësve të këtij krimi, çka ka rezultuar deri tash me dy të arrestuar.

Sulmi është cilësuar i qëllimshëm deh shumë shpejt pritet që të thuhet nëse ka lidhje me terrorizëm.

Sulm në qendër të Melburnit: Vetura godet një turmë njerëzish (Live)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin Melbourn të Australisë.

Të paktën 19 persona kanë mbetur të plagosur, pasi një automjet hyri mes turmës duke përplasur këmbësorët në Melburn, Australi.
Makina përplasi një numër  të konsiderueshëm këmbësorësh në një kryqëzim në qendër të qytetit.

Policia australiane ka arrestuar shoferin I cili drejtonte atomjetin e sulmit.Policia u ka kërkuar njerëzve që të shmangin zonën.
Nuk dihet ende nëse ngjarja është e lidhur me terrorizmin.Midis të lënduarve është edhe një fëmijë 4-vjeçar në gjendje të rëndë.
Dëshimtarët pohojnë se automjeti nuk tregoi shenja të ngadalësimit dhe po priste që në kryqëzim të mblidheshin një numër i madh njerëzish
Mësohet se një shofer ka hyrë me automjetin e tij në një grup njerëzish. Edhe pse është i ngjashëm me sulmet terroriste të ndodhura në Evropë ende nuk dihet nëse është një sulm terrorist apo një aksident rrugor. Ndërkohë policia australiane ka arrestuar shoferin e automjetit.Në vendngjarje kanë shkuar forcat e sigurisë dhe ambulancat të cilat po transportojnë të plagosurit.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...