Rusia aktivizon tre radarë, pas rritjes së tensioneve në Korenë Veriore

PUBLIKUAR

Rusia ka aktivizuar tre stacione të radarëve për paralajmërim të hershëm, ashtu që të identifikojë sulmet me raketa afër kufirit juglindor, duke përfshirë kufirin e saj me Korenë Veriore.

Testimet e vazhdueshme të Phenianit kanë rritur frikën për ndonjë konflikt të mundshëm.

Zëvendëskomandanti për forcat ajrore ruse, Aleksandr Golovko, ka njoftuar se “për herë të parë në histori”, detektorët e raketave, Voronezh kanë filluar punën e tyre në rajonet, Krasnoyarsk, Altai dhe Orenburg.

Stacionet e reja të radarëve janë afër kufirit të Rusisë me Kazakistanin dhe Mongloinë, mirëpo në një rreze veprimi prej 6,000 kilometrash kanë edhe Gadishullin Korean.

Kremlini ka aktivizuar sistemet e radarëve Vorenezh-DM, për të mbuluar aktivitetin e kufijve perëndimorë më 2011.

Moska i ka testuar pajisjet më herët gjatë këtij viti pasi në qershor ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se sistemi me bazë në Krasnoyarsk, ka vërejtur nisjen e gjashtë raketave balistike në verilindje të Paqësorit.

Golovko nuk e ka përmendur ndonjë shtet si rrezik.

Mirëpo ky hap i Rusisë vjen në kohën e rritjes së tensioneve me Korenë Veriore, pasi kjo e fundit po teston vazhdimisht bomba bërthamore dhe raketa balistike.

Rusia ka kundërshtuar ambiciet e Phenianit për armë bërthamore, mirëpo po ashtu ka akuzuar Uashingtonin për armiqësim me Korenë Veriore, duke u bërë thirrje të dyja palëve për dialog të drejtpërdrejtë.

Një këshilltar i lartë i Kremlinit ka thënë më herët gjatë këtij muaji se qëllimi kryesor i Moskës është të parandalohet lufta, mirëpo është duke përgatitur një skenar në rast se situata përshkallëzohet. /Rel/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...